Të gjitha kategoritë

RISI! Paysera lançon statusin e faqeve

#
Një nga rezolutat e vitit të ri të Paysera për 2022 është komunikim më i mirë me klientët tanë. Në thelb të përmbushjes së këtij premtimi - ju prezantojmë faqen e Statusit të Paysera.

Çfarë mund të shikoj në faqen e Statusit të Paysera?

Faqja e Statusit të Paysera është një instrument i dobishëm si për klientët individë, ashtu edhe për mbajtësit e llogarive të biznesit, veçanërisht ata që përdorin shërbimin e pagesave Paysera Checkout.

Në faqen e re të Statusit mund të shikoni:

  • nëse të gjitha shërbimet tona funksionojnë normalisht;
  • nëse ka ndonjë gabim të palës së tretë që mund të ndikojë në shërbimet tona (për shembull, nëse lëshuesi i kartës ka probleme karta Visa mund të mos funksionojë ashtu siç duhet, një bankë tjetër mund të ketë probleme dhe është e mundur që disa persona nuk do të kenë mundësi të paguajnë blerjet përmes asaj banke, etj.);
  • çdo proces mirëmbajtje i planifikuar që mund të ndikojë shërbimet tona në vazhdim;
  • historiku i incidenteve paraprake.

Kontrollo statusin e Paysera në çdo moment

Nuk ka nevojë të telefononi Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit sa herë që përballeni me një problem – mund të kontrolloni online statusin e Paysera për të parë në çdo moment, nëse problemi është konstatuar.

Ne sugjerojmë të ruani faqen e Statusit Paysera në shfletuesin tuaj për akses më të lehtë dhe më të shpejtë.

Gjithashtu mund të na ndiqni në rrjetet sociale për më shumë rreth përditësimeve dhe risive në lidhje me shërbimet tona: Facebook, LinkedIn, Twitter.