Të gjitha kategoritë

Shërbim i ri! Dërgoni para për tërheqje cash

#
Shërbimi i shumëpritur më në fund mbërriti. Nga sot të gjithë klientët Paysera mund të kryejnë transferta për tërheqje cash në Ukrainë me çmime të shkëlqyera. Është e thjeshtë, e shpejtë dhe e përshtatshme. Më shumë shtete përfituese do të shtohen së shpejti.

Çfarë janë transfertat për tërheqje cash?

Transferta për tërheqje cash janë transferta të kryera online nga dërguesi i fondeve dhe tërhiqen si para nga përfituesi në një vend tjetër. Për të kryer një transfertë, dërguesi duhet të dijë vetëm emrin e plotë dhe datën e lindjes së përfituesit - duke e thjeshtuar dhe të përshtatur atë jashtëzakonisht.

Ky shërbim nuk kërkon që përfituesi të ketë një llogari bankare, pasi paratë thjesht tërhiqen prej tyre tek pikat të tërheqjes cash të dedikuara, duke ofruar pasaportën dhe kodin e tërheqjes së cash.

Kjo është arsyeja pse këto tipe transfertash janë të përshtatshme për një sërë rastesh:

  • Dërgimi i parave për të moshuarit, të cilët mund të mos dinë të përdorin online banking;
  • Dërgimi i parave si surprizë, pasi nuk keni nevojë të kërkoni numrin IBAN e një personi;
  • Dërgimi i parave për ata që mund të mos kenë një llogari bankare, ose që nuk dinë t'a përdorin atë;
  • Dërgimi i parave për dikë që po udhëton në Ukrainë, pasi një pasaportë ndërkombëtare pranohet për tërheqje të cash;
  • Dërgimi urgjent i parave dhe pa humbje në tarifa të larta;
  • Dërgimi i parave tek familja juaj, etj.

Nuk keni ende një llogari Paysera?

Hapni një PA PAGESË!

RREGJISTROHU

Si funksionon?

Dërgimi dhe përfitimi i parave për tërheqje cash është i lehtë edhe për ata që zakonisht nuk kryejn transferta parash.

Fillimisht, dërguesi (i cili duhet të jetë një klienti i Paysera) plotëson formularin e transfertës duke vendosur emër, mbiemër dhe datën e lindjes së përfituesit. Gjithçka kryhet përmes bank.paysera.com Më pas dërguesi kryen një transfertë në Eur dhe brenda 10 minutash merr një kod të gjeneruar automatikish për tërheqjen cash. Dërguesi ndan kodin e tërheqjes cash me përfituesin. Procesi përfundon kur përfituesi paraqitet tek një prej pikave të tërheqjes cash, paraqet ID-në e tij, pasaportë të brendshme, ose ndërkombëtare, paraqet kodin e tërheqjes cash dhe i lëshohen paratë.

Çështjet thelbësore që duhet të dini rreth transfertave të tërheqjes cash:

  • Aktualisht kryhen vetëm transferta në Ukrainë
  • Dërguesi duhet të ketë një llogari Paysera
  • Transfertat mund të kryhen vetëm përmes bank.paysera.com
  • Transferta kryhet në Eur, por konvertimi i monedhës mund të jetë i disponueshëm në pikat e tërheqjes sipas kërkesës
  • Kodi i tërheqjes cash gjenerohet brenda rreth 10 minutave
  • Përfituesi duhet të jetë së paku 18 vjeç
  • Përfituesi nuk duhet të ketë një llogari bankare, nëse transferta kryhet brenda limiteve
  • Paratë mund të tërhiqen nga pikat IPS të ndryshme të Globus Bank
  • Ka limite dhe tarifa që aplikohen për transferta të tilla
  • Përfituesi duhet të ketë një kartë identiteti ID, ose pasaportë të brendshme/ndërkombëtare për të tërhequr cash.
#

Ku mund të dërgoj para?

Momentalisht, tërheqja cash do të jetë e mundur vetëm brenda Ukrainës (IPS pikave të Globus Bank). Në vazhdim, Paysera po planifikon të integrojë më shumë banka dhe shtete në këtë shërbim.

Artikuj të ngjashëm

#

Si të dërgoj para në Ukrainë? 

Ndërsa lufta në Ukrainë përshkallëzohet çdo ditë, vendi ka nevojë për më shumë mbështetje nga jashtë për të luftuar. Një nga mënyrat se si njerëzit mund të ndihmojnë është duke dërguar para te OJQ-të lokale të cilat më pas ua ofrojnë atyre që kanë nevojë, ose duke dërguar para direkt te bamirës në Ukrainë, ose te anëtarët e familjeve të ngecur në vend.

#

Si të shmagni skemat mashtruese nga persona të dyshimtë online 

Gënjeshtër apo jo – persona të dyshimtë online nuk bëjnë shaka. Në Paysera, ne vazhdimisht përpiqemi të edukojmë klientët tanë se si të jenë të kujdesshëm çdo ditë dhe të shmangin mashtrimet financiare. Në këtë blog, ne ndajmë disa këshilla praktike nga të cilat mund të përfitojë çdo përdorues i Paysera për të mbrojtur fondet e tij.

#

10+ arsye përse duhet të përdorni Paysera

Mbani mend kriteret sipas të cilave keni zgjedhur bankën tuaj të parë? Keni zgjedhur bankën e prindërve tuaj? Apo keni përfituar një kartë në shkollë pa pagesë? Mund t'a konsideroni si zgjedhjen tuaj? Le të hedhim një vështrim mb 10 arsyet më të zakonshme sipas të cilave njerëzit hapin një llogari në Paysera.