“Paysera ka qenë partneri ynë i besuar për transfertat ndërkombëtare të parave për më shumë se 5 vjet. Ne bashkëpunojmë me mbi 30 kompani korrierësh lokalë në rrjetin e zhvilluar mirë të "Cash on Delivery". Ata mbledhin pagesa në monedha të ndryshme lokale. Për t'i përfituar këto pagesa në llogaritë e klientëve tanë sa më shpejt dhe me përfitim, ne kemi nevojë për një partner si Paysera. Paratë mund të transferohen edhe në monedhën origjinale të grumbulluar jashtë vendit që është një avantazh i madh për ne. Rezultati është një qarkullim i shpejtë i parave, kosto e ulët në administrimin e dorëzimit të fondeve dhe dyqane bullgare online më konkurruese. Ne jemi mirënjohës ndaj Paysera për mundësinë për të punuar së bashku në zhvillimin e biznesit online bullgar, si edhe jashtë territorit të Bullgarisë."

Svetlozar Dimitrov, Partner Manaxherial në euShipments.com JSC

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me sistemin e përpunimit të pagesave online. Procesi i integrimit ishte shumë i shpejtë dhe ekipi teknik na ofroj asistencë të plotë. Ne mund t'i rimbursojmë klientët tanë vetëm me një klikim, pa humbur kohë. Unë e rekomandoj fort Paysera Checkout!“

Evgeniya Naydenova, Bashkëthemeluese e biotrade Bulgaria

“Falenderojmë Paysera sepse ne nuk kemi nevojë të hapim llogari të veçanta për secilin vend, ku operojmë. Ne kryejmë shumë transferta ndërkombëtare, në monedha vendase me tarifa më të mira dhe nuk humbasim kohë duke administruar disa llogari pagesash.”

Andreas Schneider, Drejtori Menaxhues i Mercari

“Një llogari Paysera na kursen kohë dhe para, kur dërgojmë dhe përfitojmë transferta ndërkombëtare. Ne kryejmë transferta te partnerët dhe furnitorët tanë në mbarë botën, shpejt dhe në mënyrë të sigurtë. Gjithashtu, ne kemi mundësinë t'i paguajmë ata në monedhën vendase, falë kursit të këmbit të favorshëm."

Kristina Parker, Drejtor Finance i Берёзка

Si një sipërmarrës unë jam gjithmonë në kërkim të mënyrave për të bërë gjithçka në projektin tim të qartë, të lehtë dhe natyrisht me një çmim të arsyeshëm. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me ndërfaqen e lehtë, intuitive dhe miqësore të platformës së pagesave Paysera e cila është e integruar në faqen e ueb time www.varriosport.bg. Prej nisjes së partneritetit tim me Paysera, shumë nga klientët e mi kanë shijuar shpejtësinë, komoditetin dhe lehtësinë e proçesit të pagesës. Çmimet e favorshme dhe mbështetja që ekipi Paysera në Bullgari më ka mundësuar mua janë arsye të shtuara për të zgjedhur sistemin e tyre inovativ dhe modern që funksionon në të mirë të biznesit tim.

Kaloian Hristov, themelues dhe CEO at Varrio Sport

Si pronar i një biznesi të vogël, është shumë e rëndësishme t'u sigurojmë klientëve tanë produkte të reja nga furnizuesit kryesorë europianë me çmime të mira. Prandaj është shumë e rëndësishme për mua që kosto e transfertave bankare nuk sjell rritje të panevojshme të kostos së artikujve të importuar.

Kaloyan Iliev, pronar i UWEAR.bg

Brenda një viti, ne arritëm të kursenim para mjaftueshëm për një makinë të re.

Phillip Harmandjiev, CEO në Bibendum Ltd. dhe Chiflik Livadi EOOD

Si pronar i disa kompanive, është e rëndësishme për mua që të kursej kohë të cilën mund t'a investoj në zhvillimin e biznesit tim. Një nga benefitet kryesore të "Paysera" është se është online, e shpejtë dhe moderne. Sistemi më lejon të bëhem fleksibël dhe të administroj financat e mia nga kudo në botë.

Ivan Savov, CEO në Dertour Bulgaria Ltd.

Paysera është një kompani moderne dhe inovative dhe paketa e shërbimeve financiare që ofron zgjerohet vazhdimisht, është e sigurtë, e azhornuar, shumë konkuruese dhe gjithmonë në harmoni me ndryshimet më të fundit në realitetin ekonomik dinamik. Ekipi i profesionistëve na ka fituar me ndershmëri, performancë në kohë, qëndrim personal dhe me kujdes ndaj klientit. Për shkak të përvojës sonë të mirë për të punuar me ta, ne rekomandojmë "Paysera" për të gjithë ata që synojnë cilësi të lartë dhe ndershmëri.

Emil Kaykamdjozov, CEO i "Bon Marine" Ltd.